Më shumë se gjysma e evropianëve besojnë se BE do të marrë fund brenda një brezi, pavarësisht mbështetjes për bllokun.
Në Francë, Gjermani, Belgjikë, Itali, Holandë, Austri, Sllovaki, Rumani, Greqi, Republikë Çeke dhe Poloni, shumica e njerëzve të anketuar mendonin se shpërbërja e BE ishte një “mundësi reale” në 10-20 vitet e ardhshme.
Shifrat janë veçanërisht të zymta në Francë, ku partia La République En Marche e Presidentit Emmanuel Macron po zvarritet pas partisë Rassemblement National (RN) të Le Pen, në sondazhin për zgjedhjet evropiane të javës së ardhshme.
Sipas sondazhit, i porositur nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), 58% e njerëzve në Francë besojnë se BE-ja ka shumë të ngjarë ose ka gjasa që të bie brenda 20 vjetëve, e dyta pas Sllovakisë me 66%.
Nga 14 vendet e anketuara nga YouGov – që përbëjnë 80% të vendeve të Parlamentit Evropian – vetëm në Suedi (44%), Danimarkë (41%) dhe Spanjë (40%), përqindja ishte nën një shumicë.
Pothuajse shtatë dekada pas krijimit të Komunitetit Europian të Qymyrit dhe Çelikut, duke bashkuar Francën, Gjermaninë, Italinë, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun në një pakt të hartuar për të ndaluar luftën e mëtejshme, tre në 10 njerëz thanë se një konflikt midis vendeve brenda BE ishte një mundësi reale.
Rreth një e treta e votuesve në Francë dhe Poloni thanë se besonin se një luftë mund të ishte e mundur.
Evropianët gjithashtu janë të shqetësuar për pengimin e prosperitetit. Sondazhi zbuloi se vetëm një e treta e gjermanëve dhe një e katërta e italianëve dhe francezëve zakonisht kishin para në fund të muajit.
Gjetjet pasqyrojnë shqetësime të gjera rreth zgjedhjeve të javës së ardhshme, pjesërisht të shkaktuara nga paralajmërimet e liderëve evropianë dhe shfaqja e qeverive populiste në disa shtete anëtare.
Anketa zbuloi se pothuajse 92% e votuesve mendonin se do të humbnin shumë nëse BE-ja do të shembet. Frika për mos pasjen e mundësisë për të tregtuar, udhëtuar dhe punuar në vende të tjera të BE kryesonte listën e arsyeve.
Top Channel