Për miliarda persona në botë, ngjitja e Everestit është një mision i rrezikshëm, i mrekullueshëm, por edhe i pamundur njëkohësisht.

Por kjo nuk vlen për Kami Rita Sherpa, për të cilin një aventurë e tillë rezultoi si diçka rutinë teksa ai regjistroi rekordin e tij të 23-të përsa i përket ngjitjes në majën më të lartë të botës.

Sherpa, që tashmë është 49 vjeç e përmbushi misionin e tij këtë të mërkurë duke thyer rekordin që ai kishte vendosur vetë vitin e kaluar. Për dy dekada Sherpa i është dedikuar ngjitjes së lartësisë prej 8848 m dhe herën e parë që realizoi planin e tij ishte në vitin 1994 teksa punonte për ekspeditat komerciale.

Alpinisti nga Nepali është ngjitur edhe në lartësi të tjera mbi 8000 m dhe këtu përfshihet edhe mali i dytë më i lartë në botë, K2 në Pakistan.

Përsa i përket Everestit, vitin e kaluar Sherpa e ngjiti për të 22 herë teksa theu rekordin që mbahej më parë mes tij dhe dy alpinistëve të tjerë të fisit etnik Sherpa.

Ndërkaq, në javët e ardhshme pritet që rreth 750 alpinistë të ndërmarrin këtë rrugë, shifër së cilës mund t’i shtohet edhe prania e 140 personave të tjerë nga Tibeti për t’u bashkuar në këtë aventurë për të thyer rekordin e vitit të kaluar prej 807 persona që u bashkuan në këtë aventurë.

Alpinizmi duket se është shndërruar në një biznes luksoz që nga viti 1953 kur Edmund Hillary dhe Tenzing Norgay u ngjitën për herë të parë në Everest.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA