Një taksi fluturuese për të mposhtur trafikun. Distancën nga “JFK” në Manhattan e përshkon për 6 minuta, e çmimi do të jetë 70 dollarë apo 80 dollarë.
Ideja e jashtëzakonshme e një makine fluturuese elektrike i përket “Litium”-it, një “start-up”-i gjerman me bazë në Mynih.
Makina që synon të revolucionarizojë udhëtimin urban, duke e çuar në një nivel tjetër, duhet të hyjë në shërbim në vitin 2025 e mund të mbajë deri në 5 persona. Ajo do të ketë motor elektrik, do të jetë e aftë të udhëtojë me një shpejtësi që mbërrin deri në 300 km në orë, e praktikisht premton ta lehtësojë ndjeshëm lëvizjen nëpër qytete e rajone me trafik të ngjeshur.
https://www.facebook.com/verge/videos/1417286841640988/
Me 5 vendet e saj, përfshirë atë të pilotit, prej taksisë fluturuese që ofron një alternativë serioze ndaj udhëtimit rrugor mund të përfitojnë edhe familje të vogla, e me një kosto më se të përballueshme.
Prototipi e ka kryer një fluturim prove në Gjermani këtë muaj, e duket mjaft premtues. Sipas drejtuesit të projektit, Stephan Baur, këto taksi të ajrit do të ngjasojnë deri diku me helikopterët.
Top Channel