25/11 08:19
Laert Vasili ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth vlerësimit që iu bë nga Bashkia e Delvinës me titullin “Qytetar Nderi”, por edhe për gjithë zhurmën që shkaktoi “puthja homoseksuale” në skenë.
Lidhur më ketë të fundit, aktori tha se nuk e sheh aspak si një gjë të pazakontë, madje tregoi se e kishte pranuar si rol që në momentin e parë që i ishte propozuar nga regjisori Kumbaro.
I pyetur nga Bieta për komentin më negativ që ka dëgjuar lidhur me skenën e puthjes, Laerti me shaka dha një përgjigje që nuk pritej.
“Që nuk shkoni në gjatësi me Donaldin. Dhe unë prandaj ngrihem në majë të gishtave aty se s’ kam çfarë të bëj”, tha me të qeshur ai.
Top Channel