Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio do të kërkojë nominimin presidencial demokrat për zgjedhjet e 2020-s, pavarësisht sinjaleve dekurajuese nga mediet amerikane dhe sondazhet që sugjerojnë se ai përballet me një betejë të fortë.

De Blasio bëhet kështu pretendenti demokrat i 23-të, që synon të sfidojë presidentin Donald Trump.

“Donald Trump duhet ndalur. Unë jam Bill de Blasio dhe kandidoj për president, sepse është koha që ne të vendosim të parët punëtorët amerikanë”, tha kryebashkiaku i Nju Jorkut.

58-vjeçari De Blasio, që ka kandiduar në vitin 2013 si një majtist apolitik, tha se paratë e vendit janë në duart e gabuara dhe shtoi se, ai e di si të sfidojë Trumpin sa i takon ndryshimeve klimatike, një çështje për të cilën presidenti ka demonstruar skepticizëm.

Si kryebashkiaku demokrat i qytetit më të madh në vend për 5 vitet e shkuara, ai u zgjodh në post në vitin 2013.

Pavarësisht një teze të hershme se detyra e kryebashkiakut të Nju Jorkut është e dyta më e vështira dhe më prestigjiozja në Amerikë, pas asaj të presidentit, De Blasio, i quajtur shpesh edhe “zogu i madh” për shkak të gjatësisë së tij të spikatur 1.97 metra, është një nga të paktët që beson hapur tek mundësitë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA