Regjizori francez Ladj Ly, i cilësuar ndryshe si Spike Lee i Francës, zbriti në tapetin e kuq të Kanës për të prezantuar filmin e tij të parë me metrazh të gjatë `Të mjerët` me shpresën se do të arrijë të rrëmbejë trofeun kryesorë të festivalit.
Por, nuk është fjala për një ekranizim të ri të kryeveprës së Viktor Hygoit; “Les Miserables” të Ladj Ly, tregon historinë e tre policëve gjatë trazirave të 2005-sës në periferitë e Parisit. Ky film është versioni i plotë i një dokumentari të shkurtër të paraqitur përpara dy vjetësh, i cili u nominua për çmimet Cesar – ekuivalentet franceze të OSCAR.
Ly, i lindur në një familje emigrantësh nga Mali, thotë se ideja e tij ishte të tregonte se mund të bëhen filma të mirë edhe pa shpenzuar `një mal me para`.
Nje tjetër film i prezantuar në Kanë e që tërhoqi mjaft vëmendje ishte `The Dead Don’t Die,” një histori klasike zombish që e trajton kryengritjen e tyre deri diku si një lloj komedie të zezë.
Yjet e Hollviudit kanë zbarkuar në Kanë për festivalin e famshëm të zhvilluar në peizazhin idilik të rivierës franceze, ku disa prej regjiozorëve më në zë të globit shpresojnë të tërheqin kritika pozitive e me pak fat, të marrin dhe çmimet më të mira.
Top Channel