“Zezaku i Whatsapp-it” është ndoshta “meme” më e famshme në botë (përfshi Shqipërinë) që ka sjellë kultura e rrjeteve sociale.
Fotoja e tij u bë virale në fund të vitit 2015, duke “mbytur” grupet e Whatsapp-it dhe më pas duke u fshehur pas fotove të tjera, që pasi i hapje të rezervonin një surprizë të madhe.
Por, kush është ky person dhe nga doli fotoja? Identiteti i tij ende mbetet mister dhe me shumë mundësi kështu do të jetë edhe në të ardhmen, por një analizë e publikuar në spanjollen “El Confidencial” na jep një ide se si u bë virale kjo foto.
Sipas kësaj gazete, fotoja u ngarkua për herë të parë në internet në tetor të vitit 2014 nga një markë person që poston në forumin MonsterCockLand. Ai që e ka postuar përdor emrin “aquastorm427 10-14” dhe të njëjtin burrë me ngjyrë e ka postuar edhe në vitin 2012, por në një pozë tjetër.
Pasi fotoja ka kaluar në disa filtra për t’u analizuar, është dalë në përfundimin se fotoja është realizuar në vitin 2007 dhe është modifikuar disa herë me Photoshop.
Ka zëra se “Zezaku i Whatsapp-it” është një ganez me banim në Londër, por të tjerë zëra thonë se fotoja mund të jetë shkrepur në Xhamajkë, pasi personi që e ka postuar mendohet se është nga Xhamajka.
Gjithsesi, vështirë të konfirmohet. Ajo që dimë është se nga vjen fotoja dhe për ata që ende kishin dyshime, “vegla” e burrit me ngjyrë nuk është e vërtetë.
Top Channel