Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se organizata botërore do të vihet në krye të përpjekjeve për t’iu kundërvënë gjuhës së urrejtjes në internet, pas sulmeve vdekjeprurëse në xhamitë e Zelandës së Re.
Sekretari Guterres i bëri komentet të martën, gjatë një vizite në xhamitë al-Noor dhe Linwood në qytetin e Christchurch, ku më 15 mars mbetën në vrarë 51 besimtarë gjatë sulmeve me armë nga një supremacist i bardhë nga Australia.
Zoti Guterres tha gjithashtu se i ka kërkuar këshilltarit të tij të posaçëm për parandalimin e gjenocidit, që të formojë një ekip për të zhvilluar një plan global veprimi si reagim ndaj përhapjes së shpejtë të gjuhës së urrejtjes në mediat sociale.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e cila u vlerësua në mbarë botën për përgjigjen e saj ndaj masakrës në Christchurch, po planifikon organizimin e një takimi global në Paris këtë javë, për të nxitur mbështetjen për të luftuar shprehjen e dhunës në internet.
Top Channel