Ditëlindja u kthye në mort/ Makina godet nënën me vajzën. Vdes gruaja, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri

15/05/2019 08:44

Ka shkuar në tre numri i viktimave të aksidentit të mbrëmjes së të martës, i cili ka ndodhur pikërisht në këtë vend në hyrje të Kavajës.

Kjo përplasje ishte fatale për 24 vjecarin Vilson Carën i cili do festonte ditëlindjen e tij, por festa u kthye në mort. Sipas ekspertit Gëzim Hoxha, elementet e sigurisë rrugore në aksin ku ndodhi aksidenti i rëndë, nuk mungojnë.

Top Channel ka siguruar edhe videon e momentit të aksidentit, ku duket se një nga viktimat prej forcës së goditjes është zhvendosur disa metra nga pika ku makina e ka goditur.

FOTO GALERI
1/2
Vilson Cara

Top Channel