Dublini priti për herë të parë një garë të hedhjeve nga lartësitë me ndalesën e kampionatit të Cliff Diving World Series. Sportistët pjesëmarrës në këtë garë duhet të shfaqnin të gjithë talentin dhe aftësitë e tyre në kërcimet në ujin me temperaturë 12 gradë, nga një lartësi prej 27 m.

Surpriza në këtë ndalesë të këtij kampionati plot adrenalinë dhe që kërkon shumë kurajo ishte Konstantin Popovici që fitoi në kategorinë e meshkujve, me rumunin që regjistroi vetëm fitoren e tij të dytë në eveniment për t’i dhënë fund dominimit të Gary Hunt, fitues i 5 ndalesave radhazi.

Popovici grumbulloi në total 454.95 pikë duke e lënë Hunt në vendin e dytë me 1.85 pikë më pa.

Për femra fitorja e garës së Dublinit në hedhjet nga lartësitë i takoi kampiones në fuqi Rhiannan Iffland nga Australia me 341.5 pikë. Në vendin e dytë u pozicionua kanadezja Lysanne Richard, ndërsa podiumin e plotësoi meksikania Adriana Jimenez.

Përsa u përket renditjeve të përgjithshme për meshkuj kryeson Gary Hunt, ndërsa për femra në vend të parë është Iffland.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA