Kaos në futbollin anglez, Lampard “ndez zjarrin” dhe shkaktoi një konflikt masiv në fushë, në Southampton.
Arbitri Damir Skomina është zyrtarizuar nga UEFA si ai që do të vendosë drejtësinë në finalen e turneut më të rëndësishëm për klube në futbollin europian.
Slloveni do të gjykojë derbin anglez mes Tottenhamit dhe Liverpoolit në finalen e madhe të Champions League, që është programuar të shtunën e 1 qershorit në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid.
42-vjeçari Skomina, që gjykon ndeshje ndërkombëtare që prej vitit 2002, firmos kështu “tripletën” e ëndrrave për arbitrat në kontinentin e vjetër. Ai ka drejtuar më parë finalen e Europa League në vitin 2017, atë mes Ajax e Manchester United që u fitua nga anglezët, si dhe Superkupën e Europës në vitin 2012, mes Chelseat dhe Atleticos që u fitua nga spanjollët.
Ndërkohë, UEFA vendosi gjithashtu arbitrin për finalen e Europa League, më 29 maj në Baku të Azerbajxhanit. Italiani Gianluca Rocchi do të jetë bilbili i sfidës që impenjon Chelsean dhe Arsenalin, dy ekipet londineze në një derbi si kurrë më parë në këto nivele.
Rocchi ka drejtuar 6 ndeshje të Championsit këtë sezon, ndërsa gjykon në nivele të larta prej shumë vitesh.
Top Channel