Tirana synon të përzgjidhet kryeqyteti europian i të rinjve në vitin 2022. Një aktivitetet që po zhvillohet për javën europiane, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur i bindur se ketë verë, vendi ynë do të hapë negociatat me BE dhe ndërkohë theksoi se vitit 2022 është nje mundësi e mirë që kryeqyteti i shqiptareve të tregojë vlerat e tij si kryeqyteti i të rinjve.

“Fokusi te rinia është fabula më e bukur për Tiranën. Me shumë shpresë, negociatat do të hapen këtë vit, por ama ne duam që në 2022 të kemi një shans që, si kryeqyteti europian i rinisë, të tregojmë më të mirën e vendit tonë. Do të punojmë të gjithë bashkë që Tirana të fitojë “Kryeqytetin evropian të rinisë” në 2022”, U shpreh kryebashkiaku.

Veliaj u kërkoi të rinjve të bëhen zë aktiv duke i parashtruar kërkesat e tyre ndaj kandidateve për kryetarë bashkie në vend.

“Mezi pres që teksa futemi në fushatën lokale në të 61 bashkitë, të ketë një zë aktiv të rinisë, për t’i bërë që tani kërkesat që çdo qytet apo çdo bashki duhet të përmbushë në mandatin e ardhshëm. Do të doja që çdo organizatë rinore në bashkinë e tyre, t’i bëjë që tani listat e kërkesave dhe të kërkojë llogari jo vetëm gjatë fushatës, por menjëherë ditën e parë të punës te kryebashkiaku i vet për plotësimin e atyre kërkesave”, tha Erion Veliaj.

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca theksoi se përfshirjen e të rinjve në procesin e e integrimit të Shqipërisë në BE është vendimtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA