Bilanci i të lënduarve nga protesta e dy ditëve më parë shkoi në 30, ku 18 prej tyre ishin efektivë policie.
Partitë Opozitare prej kohësh kërkojnë largimin e qeverisë Rama, forma e protestës së tyre ka nisur me tubime në shesh, ka vazhduar me bllokimin e rrugëve dhe ka përfunduar me dhunë.
Por çfarë mendojnë qytetarët për këto protesta?
“Protesta të zhvillohen janë forma demokratike, por pa dhunë. Jam kundra dhunës. Shumë mirë që bëhen protesta. Ç’janë këto protesta më flakë, po prishin qetësinë. Si të bllokosh rrugët, apo nuk bie dot gomarit dhe i bie samarit, zgjidhjen ai e ka në Parlament. Të kërkosh të bëhesh kryeministër pa vota, është çudi. Nëse ai do të vijë kryeministër, duhet ta votojmë ne, jo të na prishi qytetin”, janë disa prej komentet e qytetarëve.
Protesta e 11 majit zgjati deri në mesnatë, gjithsej 50 persona u arrestuan pasi ushtruan akte dhune ndaj punonjësve të policisë dhe institucioneve shtetërore.
Top Channel