Pavarësisht akteve të dhunshme të shfaqura sërish edhe gjatë protestës-marshim së kësaj të hëne nga opozita, policia ende nuk ka nisur nga shoqërimi i personave të dyshuar për dëmet e shkaktuara sidomos në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Ajo që dihet deri më tani, sipas raportit të gazetares Anila Hoxha në lidhje të drejtpërdrejtë me “Open” nga Eni Vasili, është se agjentët e krimeve që ndodheshin në terren kanë pritur fundin e protestës për të vijuar tashmë me identifikimin e personave agresivë.
Duhet thënë se nga informacionet e deritanishme, personat që kanë sulmuar me molotov, flakadanë dhe me gurë në drejtim të ndërtesës së Policisë së Tiranës kanë qenë të maskuar, duke e vështirësuar disi punën hetimore të agjentëve të krimit.
Por, ditën e nesërme pritet të dalin në Gjykatën Penale të Tiranës 50 personat e arrestuar pas protestës së dhunshme të ditës së shtunë nga opozita, teksa dy ditë më parë u sulmuan me molotov Kryeministria, Parlamenti dhe Kryesia e Kuvendit.
Top Channel