Të ftuar në emisionin “Open” nga Eni Vasili, mbrëmjen e kësaj të hëne në Top Channel, Alfred Peza dhe Berat Buzhala janë përplasur me njëri-tjetrin sa i përket interpretimit të deklaratave të ndërkombëtarëve, veçanërisht sa i përket reagimit të politikanëve të CDU-CSU-së, dhënë për “Deutsche Welle”-n.

Berat Buzhala theksoi në fjalën e tij se kryeministri Rama, përgjegjësia e të cilit është më e madhe sesa ajo e kreut të opozitës Lulzim Basha, nuk po lëshon për të mundësuar një tryezë dialogu, ashtu siç e kërkojnë ndërkombëtarët: pa parakushte!

Por, Peza nga ana e tij risolli në vëmendje deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë të një dite më parë, kur Rama reagoi pas protestës së të shtunës, duke iu drejtuar Bashës me fjalët se “kreu rrugëhumbur i opozitës i ka dyert e hapura dhe mjafton të kujtojë mesazhin që i ka dërguar përpara se t’i hynte kësaj rruge pa krye”, për t’u ulur në diskutime.

Gazetari Alfred Peza deklaroi se protesta e opozitës ka sjellë dështimin e kauzës së saj, pasi sot sipas tij ishin mbledhur një “grusht” njerëzish dhe populli ishte në shtëpi, ndërkohë që opozita nuk e realizoi qëllimin për të rrëzuar qeverinë. Por Buzhala përsëriti nevojën për dialog mes qeverisë dhe opozitës, pa asnjë kusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA