Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i arrestuar mëngjesin e sotëm me një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata u la i lirë.

Lajmin u konfirmua nga zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate Natyra Kuçi.

“Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt”, tha zëdhënësja e PSD-së.

Sipas Policisë gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar dje një urdhër arrest për Dardan Molliqajn.

Ai u arrestua në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së Albin Kurtit në vitin 2015. Molliqaj në atë kohë ka qenë sekretar organizativ dhe njëri ndër njerëzit kyç në VV./KosovaPress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA