CDU-CSU: Në dialog pa kushte! Dënojmë dhunën, palët të kontribuojnë për çtensionimin e situatës

13/05/2019 19:33

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristiandemokrat (CDU/CSU) në Bundestag, e njëherazi kryesues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, Johann David Ëadephul, si dhe raportuesi për Shqipërinë në Komisionin për Çështjet e Jashtme, Christian Schmidt, kërkojnë nga pozita dhe opozita në Shqipëri që të hyjnë në dialog pa kushte.

Në një deklaratë të përbashkët, të cilën ata ia dhanë “Deutsche Welle”-s, të dy deputetët e këtyre dy partive i dënojnë ashpër trazirat e dhunshme në Shqipëri dhe ofrojnë ndihmën e tyre për kapërcimin e krizës.

“E drejta e ligjshme e lirisë së demonstrimit nuk duhet keqpërdorur duke përdorur dhunën. Kjo duhet garantuar nga të dyja palët: si udhëheqësit politikë, edhe organizatorët e demonstratave, ashtu dhe forcat e sigurisë, duke përfshirë edhe ministrin e Brendshëm, duhet ta sigurojnë këtë. Të dyja palët duhet të kontribuojnë për çtensionim. Por, mjerisht po ndodh e kundërta. Çtensionimi përfshin edhe vetëpërmbajtje në përzgjedhjen e fjalëve! Por, kush flet për ‘luftë’ bën të kundërtën! Kërcënimi që i është bërë ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, në shtëpinë e tij, është për ne i papranueshëm! Dhuna nuk mund të tolerohet aspak si mjet politik”, thuhet në deklaratën e CDU-CSU-së.

Ata kërkojnë që qeveria dhe opozita duhet të hyjnë tani në dialog, urgjentisht dhe pa asnjë parakusht, e të jenë të gatshëm për kompromise.

“Të dyja palët janë njësoj përgjegjëse për paqen e brendshme dhe për krijimin e kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Ata që nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë menjëherë, janë duke e çuar veten drejt izolimit politik. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e krizës”, përmbyllet deklarata e dy politikanëve gjermanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA