Roma nuk dorëzohet, e me ndihmën e Juventusit mbetet ende në garën për zonën e kupave europiane.
Në “Olimpico”, skuadra e drejtuar nga Ranieri, i cili ka konfirmuar vetëm pak ditë më parë largimin e tij nga stoli në fund të sezonit, mposhti 2-0 kampionët e Italisë dhe rrëmbeu 3 pikë të vyera që i japin mundësi të qëndrojnë në garën për Europën.
Aktualisht, Roma barazon Milanin në të njëjtën kuotë pikësh, 62 secila, 3 më pak sesa Atalanta e vendit të tretë dhe një pikë diferencë nga Interi i vendit të katërt, por zikaltrit kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar, atë ndaj Chievos së vendit të fundit.
Në pjesën e parë, Pellegrini i verdhekuqve goditi traversën, ndërsa Mirante shpëtoi portën e Romës nga gjuajtjet e rrezikshme të Cuadrados dhe Dybalasë, edhe falë ndihmës së shtyllave. Në pjesën e dytë, Juventusi uli tërësisht ritmin dhe në fillim Florenzi e Dzeko më pas shënuan dy herë për të vulosur rezultatin e takimit.
Top Channel