Falë reagimit të shpejtë të Policisë, arrestohen në flagrancë 4 shtetas të cilët vodhën me dhunë 200 Euro dhe 2 celularë, dy shtetasve të huaj.

Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D.A, 19 vjeç
S.P, 17 vjeç
K.A, 22 vjeç
R.Sh, 21 vjeç,banues në Bilisht dhe në fshatin Pilur, Devoll.

Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, në afërsi të qytetit të Bilishtit,dyshohet se kanë vjedhur me dhunë, 200 Euro dhe 2 aparate celularë dy shtetasve të huaj.

Ndërhyrja e Policisë bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të tyre.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel