Tedi Papavrami pret publikun në koncert të hënën, kësaj here me dy sonata të Beethovenit. Të dytën, të shtatën dhe të dhjetën. Kjo e fundit kushtuar një ndër etapave të vështira të gjeniut të madh. Pikërisht kjo është edhe sfida e Papavramit, të hyjë në zemër të kësaj sonate.
Është pikërisht Sonata nr 10 e fundit që ai shkroi, gjatë periudhës më vetmitare te izolimit të Beethoven, ku u tërhoq nga jeta sociale për arsyet e shurdhërimit dhe shkroi disa nga veprat kryesore në muzikë që akoma dhe sot nuk barazohen me asnjë cikël të ndonjë autori tjetër në muzikë.
“Njëra prej tyre është shumë më e rrëmbyese, me shumë më tepër romantizëm, temperament. Mbase më e lehtë për publikun. E fundit, që është sonata e 10, me të cilën do të mbaroj programin është diçka kontemplative. Vërtet arrijmë në diçka shumë shpirtërore, të një njeri që e sheh jetën me shumë distance”, tha Tedi Papavrami.
Por violinisti ka edhe një histori personale që e bën të ndiejë dhe të dojë muzikën e Beethoven, megjithë qenien e tij.
“Qëparë po mendoja që pesë vite më parë isha fiks në të njëjtën periudhë këtu në Tiranë për të luajtur Sonatat e Bach-ut dhe është e vërtetë që pas atyre koncerteve qe një periudhë e vështirë e jetës sime. Po muzika e Bethoven më ndihmonte shumë. Tani është një periudhë më e mirë e jetës sime dhe jam i kënaqur që jam kthyer të luaj këtë muzikë”, shprehet violinisti.
Koncert i datës 13 maj vjen në kuadër të “Different Trains”, pjesa e dytë e integrales së sonatave Beethoven.
Vitin E kaluar violinisti Papavrami dhe pianisti Guy kanë interpretuar 4 sonatat nr. 1,4,5 dhe 6 të Beethoven.
Ne vitin 2020, vit i 250 vjetorit të Beethoven, do të luhet koncerti i tretë dhe i fundit që mbyll ciklin e plotë të 10 sonatave që Beethoven ka shkruajtur për violinë dhe piano.
Por ai na njeh edhe me një ndër koncertet e tij më të rëndësishme të këtij viti.
“Do të luaj në muajin qershor me pianisten legjendare të madhe Martha Argerich në një festival të saj në një program me sonatë të Prokopiev”, thotë Tedi Papavrami.
Top Channel