Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person të kërkuar dhe të dënuar për “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit”.

M.P. 28 vjeç, ishte i dënuar për armëmbajtje pa leje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Njoftimi

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore

I dënuar për armëmbajtje pa leje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, vihet në pranga nga policia e Shkodrës

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, lokalizuan dhe kapen shtetasin në kërkim M.P. 28 vjeç, banues në Shkodër

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër e cila e kishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës Parë Dibër me vendimin datë 15.02.2018 e ka dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.

Ky shtetas ju dorëzua strukturave të D.V.P. Dibër për veprime të mëtejshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA