Banorët e fshatit Rripë, pjesë e njësisë administrative Gurrë të Bashkisë së Klosit ankohen për probleme të furnizimit me ujin e pijshëm. Sipas banorëve rrjeti i furnizimit të ujit të pijshëm është pothuajse jashtë funksionit.

Ata thonë se rrjeti është i amortizuar dhe shkakton ndotjen e ujit që shkon në çezmat e tyre. Por për banorët e Rripës as uji i puseve apo i burimeve natyrale, nuk ka asnjë garanci për t’u konsumuar.

Për furnizimin me ujë të banorëve të fshatit Rripë në 2006 janë investuar 18 milionë lekë për ndërtimin e ujësjellësit të ri.

Ish-kryetari i fshatit Liman Baku thotë se me projektin u ndërtua edhe depoja e ujit, po asnjëherë nuk u vu në funksion.

Banorët kërkojnë që të ndërhyhet nga strukturat përkatëse dhe depoja e ujit të vihet në funksion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA