Foto ilustruese

Policia ka ndaluar një 24 vjeçar, pasi dyshohet se një ditë më parë, pranë shkollës 9 vjeçare Kodër-Kamëz ka marrë në makinën e tij një 13-vjeçare.

Mësohet se i arrestuari është I. Xhaferri, e burime për Top Channel bëjnë me dije se ai ka marrë në mjetin e tij me targa AA022DU minorenen pa dëshirën e saj.

Mësohet se ai e ka dërguar në një hotel në rrugën “Kastriotët” për të kryer veprime me natyre seksuale.

Vajza ka arritur t’i shpëtojë dhe të dalë nga hoteli dhe më pas së bashku me prindërit ka shkuar në polici ku edhe ka bërë edhe kallëzimin penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA