Është zbardhur grabitja e ndodhur tre ditë më parë në Peqin, ku disa persona të maskuar i morën një 75-vjeçari një sasi parash në shtëpi dhe më pas u larguan në drejtim të paditur.

Sipas efektivëve të Elbasanit, për këtë ngjarje janë arrestuar tre persona dhe një i katërt është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe arreston autorët e dyshuar të vjedhjes së banesës të shtetasit S.Z., ndodhur më datë 08.05.2019. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, pas një pune të mirë-organizuar hetimore dhe profesionale dhe në bazë të provave të grumbulluara, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

B.H., 30 vjeç, M.Ll., 27 vjeç, të dy banues në Peqin dhe E.Sh., 27 vjeçe , banuese në Durrës.

Si dhe vijon puna intensive për kapjen edhe të një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes i cili është shpallur në kërkim, shtetasi S.I., 19 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, më datë 08.05.2019, kanë vjedhur në banesën e shtetasit S.Z., një sasi të kosiderueshme parash. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Vjedhja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA