Atalanta vazhdon rrugëtimin drejt Champions-it sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Etrit Berishës dhe mbrojtësit Berat Gjimshiti fitoi 2-1 në shtëpi me Genoan dhe parakalon Interin në renditje, duke u katapultuar në vendin e tretë.
Berisha, në fakt, sikurse ka ndodhur prej shumë ndeshjesh, qëndroi i gatshëm në stolin e rezervave, ndërsa Gjimshiti bëri një tjetër paraqitje për t’u vlerësuar, madje shërbeu për Casatngen në rastin e golit të dytë në minutën e 53-të, me rezultatin që ishte zhbllokuar sapo nisi pjesa e dytë me Barrow.
2 minuta para përfundimit të ndeshjes, Goran Pandev shkurtoi në 2-1 diferencën, pas një gabimi në rreshtim të mbrojtjes së Atalantës, gjithsesi vendasit u mbrojtën mirë në minutat e mbetura, duke marrë një fitore me shumë vlerë.
Top Channel