Në një natë të stuhishme në Detin e Veriut në shtator të vitit 2012, Chris Lemons u përball me vdekjen. Ai mbeti i bllokuar në një platformë nënujore të pozicionuar mbi një pus nafte të ngrirë. Ai  kishte vetëm pak minuta oksigjen në rezervuarët e emergjencës, të ngjitur në kostumin e zhytjes.

Ai mendonte kryesisht për Morag, të fejuarën e tij të shkollës, e cila e priste në Skoci ku së bashku do të ndërtonin edhe shtëpinë për të jetuar bashkë. Përpara aksidentit ai tha se kjo do të ishte zhytja e fundit në industrinë e naftës dhe në prill të 2016, kishin planifikuar dasmën.

Pasi i përfundoi oksigjeni në thellësi të detit, frymëmarrja po bëhej më e vështirë deri sa u zhduk. Chris Lemons tregon makthin e tij,e të jetuarit pa oksigjen për 38 minuta ndërkohë që njerëzit normalë, qëndrojnë vetëm 3 minuta pa marrë frymë. Po si e bëri ai këtë?

Chris u fut në thellësi të detit për të riparuar një tub të dëmtuar dhe do t’i duhej që të punonte në kushte shumë të vështira, duke sfiduar presionin e ujit mbi trup. Papritmas litari që duhet ta ngjiste në anije këputet, brenda kostumit të tij të zhytjes, gjithçka kaloi në heshtje; pa dritë, pa ajër, pa komunikim me kolegët e tij – dhe nuk kishte më ujë të nxehtë që qarkullonte për ta mbajtur kostumin e tij të ngrohtë. Ai ishte përplasur në shtratin e detit.

Ekuipazhi futet në thellësi të detit për të marrë trupin e vdekur pas 25 minutash dhe deri sa e ngjitën lart, shkuan 38 minuta. Kur mjekët zbuluan se ishte gjallë, menduan fillimisht se mungesa e oksigjenit do e kishte lënë me pasoja në tru, por ai filloi të flasë rrjedhshëm dhe qartë.

Ky mbetet një mister për mjekët, por shpjegimi më i mirë që ata mund të ofrojnë është se ftohja ekstreme e ka “përgjumur” trupin duke i lejuar organet e tij jetësore të funksionojnë me ngadalë dhe nevoja për oksigjen ka qenë e pakët.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA