Xherdan Shaqiri ‘mban në shpinë’ Baselin, shqiptari shënoi dygolësh në Europa League(VIDEO)
Buffon apo Areola? Përgjatë të gjithë këtij sezoni, trajneri Thomas Tuchel është dashur të mendojë gjatë se cilin do të zgjedhë titullar në një ndeshje a një tjetër të Paris SG. Por, alternimi i tyre duket se do të marrë fund vitin e ardhshëm.
“Nuk mund të vazhdojmë përpara kështu. Ndoshta jemi i pari klub në historinë e futbollit që e bëjmë këtë gjë. Kjo nuk është më e mundur”, kanë qenë fjalët e teknikut gjerman, të cilat tingëllojnë si një kambanë lamtumire për portierin italian, të cilit i skadon kontrata në fund të muajit qershor.
Kësisoj, e ardhmja e Buffonit duket gjithnjë e më larg Parisit. Rinovimi ende nuk i është ofruar, ndërsa fjalët e trajnerit nuk ndihmojnë aspak në dhënie shprese se diçka mund të lëvizë në këtë drejtim.
Tuchel nuk dëshiron që të shohë sërish dy “numra 1” për sezonin e ri, gjë që do ta detyronte edhe njëherë të ndante ndeshjet thuajse në mënyrë të barabartë mes tyre.
Areola ka zhvilluar 20 ndeshje në Ligue 1 dhe 3 në Champions, vetëm atëherë kur Buffon ishte i skualifikuar. Ndërkohë, Gianluigi Buffon ka luajtur 15 takime në Ligue 1 dhe 5 në Europë, përfshi edhe performancën e dobët në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester United, që iu kushtoi parizienëve eliminimin që në fazën e 1/8-ave të finaleve.
E duke marrë në konsideratë diferencën e moshës, 41 vjeç përballë 26 vjeç, me këtë të fundit që sapo ka rinovuar deri në fund të vitit 2023, nuk është e vështirë të kuptohet se cila do të jetë preferenca e parë të teknikut gjerman, gjithnjë nëse Buffon do të qëndrojë ende në kryeqytetin francez.
Top Channel