Promovimi i aktorëve të rinj/ Zyliha Miloti dhe Besnik Cinari ua lënë skenën me role kryesore

10/05/2019 12:19

Komedia “Frikacaku bahet trim” riktheu në teatrtin “Migjeni” në Shkodër, mjeshtrin e madh Besnik Çinari, pas një pauze për shkak të gjendjes së tij shëndetësore!

Një shfaqje e thjeshtë, por e mbushur në vetvete me nota humori ku këtë herë mjeshtrat e mëdhenj Zyliha Miloti dhe Besnik Çinari i solli në role dytësore, pasi rolet kryesore iu besuan Anton Krosajt dhe Ketlin Pjalmit.

E ndërthurur edhe me elemente të rinj komedia u mirëprit nga spekatori shkodran i cili e duartrokiti gjatë.
Për mjeshtrin e madh Besnik Çinari, është shumë e rëndësishme që t’u jepet hapësirë të rinjve duke nxjerrë në pah elementet më pozitivë të tyre.
Trupa e estradës synon që bashkëpunimin me elementët e rinj ta kthejë në traditë, duke i dhënë të tjera dimensione artit në Shkodër.

Komedia do të vijojë të shfaqet edhe në 3 netët vijuese në teatrin “Migjeni”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA