Mino Raiola është në telashe të mëdha. Menaxheri i fuqishëm i yjeve të futbollit, mes të cilëve janë edhe Ibrahimovic, Balotelli dhe Pogba, është pezulluar edhe nga FIFA pas masës që mori Federata Italiane e Futbollit (FIGC).

“Presidenti i Komisionit Disiplinar i FIFA-s ka vendosur sot që të zgjerojë në nivel botëror ndëshkimin e vendosur nga FIGC ndërmjetësuesve Carmine dhe Vincenzo Raiola. Carmine Raiola është pezulluar për 3 muaj dhe vendimi i komisionit disiplinor të FIFA-s ka efekt të menjëhershëm”, deklaroi Raiola.

Një problem i madh për Raiolën pasi pezullimi vjen pikërisht në muajt kur ai ushtron profesionin e tij: qershor, korrik dhe gusht.

Arsyeja e pezullimit nuk është bërë e ditur as nga FIGC dhe as nga FIFA, por mund të jetë e lidhur me transferimin e Gianluca Scamacca nga Sassuolo te Zwolle verën e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA