Një kryqëzim i ri adaptohet për aksesin e PAK dhe bebeve në karrocë

10/05/2019 09:56

Një kryqëzim i ri adaptohet për aksesin e PAK dhe bebeve në karrocë, Veliaj: Punë të vogla, me dashuri të madhe.

Infrastruktura rrugore në kryeqytet po pëson një trasnformim të rëndësishëm. Krahas rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve dhe shtrimit me asfalt, në katër vitet e fundit po ndërhyhet edhe për përshtatjen e tyre për njerëzit me aftësi të kufizuara apo për nënat e reja me fëmijë për karrocë.

Investimi i radhës i Bashkisë është në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet, ku sikurse shihni nga këto foto të realizuara pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, sistemimi i trotuareve po shoqërohet edhe me lirimin nga pengesat dhe ndërtimin e rampave për personat me aftësi të kufizuara (PAK).

Kryebashkaiku Veliaj siguron se edhe qindra kryqëzime të tjerë janë në proces, ndërsa zbulon edhe çelësin e suksesit të punës së tij në mandatin e parë, puna e përditshme. “Çdo ditë një kryqëzim i ri adaptohet për aksesin e PAK apo bebeve në karroca! Dhjetëra janë bërë, qindra në proces. Ama fjala kyç është: ÇDO DITË! Punë të vogla, me dashuri të madhe”, shkruan Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA