Mijëra persona që jetojnë pranë autostradës ose rrugëve kryesore, janë mjaft të rrezikuar nga sëmundjet e mushkërive dhe arrin deri në kancer të lëkurës.

Është paksa e vështirë t’i bindësh njerëzit të vetëdijesohen për gjendjen momentale të ambientit në botë derisa kjo gjendje fillon të ndikojë tek ata personalisht.

Më poshtë do iu sjellim efektet e ndotjes së ajrit në shëndetin e qytetarëve dhe çfarë sëmundje mund të iu shkaktojë.

Së pari duhet të keni parasysh se ekzistojnë disa lloje të ndotësve të ajrit të cilat shkaktojnë probleme në ambient ku ne jetojmë dhe në shëndetin tonë:

Materia e partiklave (PMs). Këto grimca të vogla të rrezikshme të ndotjes së ajrit mund të penetrojnë thellë në mushkëritë dhe në enët tona të gjakut. Grimcat i keqësojnë sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, ndërsa janë përgjegjëse për vdekjen e 29,000 njerëzve në vit vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Dyoksidi i nitrogjenit (NO2). Ky është gaz toksik të cilin shpeshherë mund ta vëreni si mjegullim të verdhë mbi qytet. Nivelet e larta të NO2’së mund ta keqësojnë shëndetin e personave që vuajnë nga astma, e gjithashtu mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrje dhe me koll te të tjerët.

Ndotja e ajrit kryesisht prek mushkëritë dhe zemrën. Sëmundjet më të zakonshme të frymëmarrjes janë sëmundja akute e ulët e frymëmarrjes (kryesisht kollitja e rëndë), sëmundja kronike obstruktive pulmonare (sëmundjet e zemrës) dhe kanceri i mushkërive, i cili vret shumicën e njerëzve.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, masat e mundshme që do të ndihmojnë në përmirësimin e standardeve të cilësisë së ajrit janë:

1. Ulja e numrit të automjeteve duke promovuar përdorimin e transportit publik
2. Përmirësimi i transportit publik
3. Përmirësimi i cilësisë së lëndëve djegëse
4. Promovimi i teknologjive të automjeteve të pastra
5. Promovimi i çiklizmit
6. Rritja e sipërfaqeve të gjelbra
7. Menaxhimi i rrjetit rrugor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA