Përmbysjet fantastike të Liverpulit dhe Totenhemit në Ligën e Kampioneve rivlerësuan markën e dy prej formacioneve emblematike të premier Ligës, por gjithashtu mbushin arkat e dy ekipeve edhe me një shumë të madhe parash. Futbolli është kthyer prej dekadash në biznes, dhe cili turne mund të garantojë më shumë financa sesa elita në Champions.

Gara më prestigjioze në Europë vuajti diktain trevjeçar të Real Madridit, por tani mund të thuhet se këtë sezon ka vetëm surpriza. Edhe para ndeshjeve të fundit gjysmëfinale kishte shumë dramë në edicionin e këtij viti, por dy rikthimet të martën dhe të mërkurën ishin sigurisht qershia ​​mbi tortë.

Fitorja 4-0 e Liverpoolit ndaj Barcelonës dhe Spurs 3-2 ndaj Ajax do të thotë se dy klubet e Premier Ligës do të garojnë në finale të elitës më prestigjiozëve të UEFA-s për herë të dytë, pas përfundimit të 2008 mes Manchester United dhe Chelsea. Nuk është vetëm çmimi i të qënurit kampion të Europës, edhe pse kjo është natyrisht kryesore, por po ashtu një cek i majmë. Sipas Sëiss Ramble, Liverpooli tashmë ka fituar 92.5 milionë Paund në këtë garë dhe mund të fitojë edhe 3.5 milionë Paund nëse do mposhtë Tottenham.

Spurs kanë fituar deri tani 88 milionë Paund në garën e tyre e cila gati përfundoi në fazën e grupeve dhe gjithashtu do të fitojnë edhe 3.5 milionë nëse ata do të kenë sukses në finalen e madhe të Madridit.

Top Channel