Ditën e sotme Loredana ka ftuar mediat të jenë prezente në konferencën për shtyp, në Hotelin Emerald, në qytetin e Prishtinës. Ajo shoqërohej nga avokatët e saj dhe bashkëshortit, Mozzik.

Ajo ka sqaruar të vërtetën lidhur me atë çfarë realisht ka ndodhur, pasi u akuzua për mashtrim ndaj një çifti nga Zvicra.

“Jam këtu për me xhiru një spot, ky spot është planifiku me u xhiru më herët. Në bazë të mediave që kam lexu, mund me thanë që dy gjëra janë ndryshe. Për mu çka është me rëndësi me ditë ju është se prej asnjë personi s’janë marrë paret me dhunë, mashtrime ose kërcënime. Këto pare janë marrë me vullnet”, ka thënë Loredana në deklaratën e saj.

“Ky sen ka filluar në 2016-tën ku unë nuk kam qenë e involvuar dhe nuk kam ditë asgjë për këtë rast. Më kanë tregu që në 2018 është mundësia me e mbyll këtë rast, unë nuk e di pse nuk është mbyll ky rast. Unë në 2018-tën kam qenë në gjendje me i ndihmu. Nuk më intereson media, as muzika as asgjë kur është në pyetje familja jem”, ka shtuar ajo.

Bashkëshorti i saj, Mozzik po ashtu dhe Loredana kane kritikuar mediat për qasjen ndaj këtij rasti. Mozzik ka thënë se mediat janë munduar të njollosin moralin e tij dhe të familjes.

“Unë nuk jam person që jam fyer. Shumica prej juve janë mundu me na njollos moralin që e kemi kriju me punë dhe sukses. Sa i përket këtyre temave, Loredanën e kam gru dhe çka do që ndodh unë do të jem me to. Ju ma mirë është me qit një lajm që Loredana është tu e qit një videoklip, sepse shpërthyt se ku medit se çka ka ndodhë”, ka thënë Mozzik.

Loredana nuk le pa përmendur familjen e saj dhe mënyrën se si ajo është rritur. E mbyll këtë konferencë duke thënë se këto janë fjalë të vërteta dhe çështja në të cilën ajo është përfshirë do të sqarohet shumë shpejt.

“Unë jam e kënaqur dhe gjithmonë do të jem loyale ndaj familjes time. Unë si person nuk e di se si veproni me familjen tuaj, mirëpo unë jam rrit në një familje të vogël. Baba jem na ka mësu se kurgjo nuk është më e shtrenjtë familja. Besoni dhe mendoni se nuk janë këto gjëra të vërteta mirëpo rasti do të sqarohet dhe ma merr mendja se pak si shumë fjalë do të ndryshojnë”, ka thënë ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA