Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Ata janë shtetasit: D.K., 34 vjeç, banues në Malase, Cërrik dhe shtetasi A.S., 44 vjeç, banues në Ballsh.

Po ashtu janë proceduar penalisht shtetasit G.B., dhe A.M., të dy banues në Elbasan, dy pronarë të subjekteve, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në ambientet e lokalit të tyre “Bar kafe”, ushtronin aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Njoftimi

Kapen dhe ndalohen dy persona të shpallur në kërkim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu evidentohen dhe goditen edhe dy raste të tjera të ushtrimit të aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Cërrik dhe Sarandë, pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale hetimi dhe në sajë të punës të mirë- organizuar, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasve:

D.K., 34 vjeç, banues në Malase, Cërrik dhe shtetasi A.S., 44 vjeç, banues në Ballsh.

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu po në Elbasan , në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit, Policia e Elbasanit ka evidentuar dhe goditur edhe dy raste të tjera në këtë fushë dhe konkretisht:

Janë proceduar penalisht shtetasit G.B., dhe A.M., të dy banues në Elbasan, dy pronarë të subjekteve, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në ambientet e lokalit të tyre “Bar kafe”, ushtronin aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një kompjuter (ipad) dhe një makinetë elektronike që dyshohet se përdoreshin për lojërat e fatit.

Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA