Pavel Mamaev dhe Alexander Kokorin do të kalojnë ca kohë në qelitë e burgut.

Dy futbollistët rusë u shpallën fajtorë nga një Gjykatë në Moskë për huliganizëm duke u dënuar me 1 vit e gjysmë burg. Në fakt Mamaev u dënua me 1 vit e 5 muaj burg, ndërsa Kokorin me 1 vit e 6 muaj. në të njëjtën kohë, Gjykata dha një vendim të ngjashëm edhe për dy personat që shoqëruan futbollistët, një prej të cilëve ishte edhe vëllai i Kokorin.

Në fakt të dy futbollistët kanë kryer 7 muaj burg që do të llogaritet në kohën e dënimit të tyre. Sipas ligjit rus, 1 ditë në qelitë e paraburgimit vlen sa 1 ditë e gjysmë në burg, kështu që futbollistët do të kryejnë në burg vetëm pjesën e mbetur të dënimit. Avokatja e Kokorin, Tatiana Stukalova tha për median se do të apelojë vendimin e dhënë nga Gjykata në Moskë brenda kufirit kohor prej 10 ditësh, pasi sipas saj vendimi është marrë vetëm duke u bazuar te dëshmitë e viktimave

Mamaev, ish mesfushori i Krasnodar dhe Kokorin ish sulmuesi i Zenit, në tetor të vitit 2018 në një bar kafe sulmuan 2 zyrtare teksa ishin në gjendje të dehur. një prej zyrtarëve, Dennis Pak me origjinë koreane u godit me karrige teksa ishte duke ngrënë darkë. po kështu futbollistët sulmuan edhe shoferin e një prezantuesi televiziv teksa ishte duke pritur në parking. Shoferi u dërgua në spital për shkak të plagëve të marra, ndërkohë që u hapën hetimet për këtë ngjarje.

Vlen të theksohet dy lojtarët edhe herë të tjera kanë qenë në qendër të skandaleve për sjelljet e tyre të pahijshme. në korrik të 2016, Federata Ruse e Futbollit i pezulloi ata pas një video të publikuar teksa Mamaev dhe Kokorin ishin në një festë në një klub nate në Monte Carlo pas eliminimit të shpejtë të Rusisë në Evropianin e 2016.

Top Channel