Ditën e sotshme janë filmuar çifti i showbizit shqiptar, Mozzik dhe Loredana. Ata shihen në aeroportin e Baselit drejt rrugës për në Kosovë.

Për herë të parë, Mozzik ka thënë para kamerave se shumë shpejt do të flasin avokatët lidhur me arrestimin e Loredanës.

Kujtojmë që këngëtarja akuzohej për vjedhje të 700 mijë frangave zvicerane, ndërsa citohet se pjesë e kësaj akuze të ishte edhe vëllai i saj, Bekim Zefi.

Bëhet fjalë për një dëm material të shkaktuar ndaj një çifti zviceran të cilët deklaruan se i dhanë para kesh në dorë vëllait të Loredanës, teksa më vonë erdhi në lojë edhe vet rap-artistja.

Mesa duket pas këtyre akuzave për mashtrim dhe zhvatje parash, reperja po hetohet në gjende të lirë dhe mbi të nuk ka ende një rrëfim të formës së prerë për masë arresti ose burgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA