Në natën e 27 marsit të 1999-ës, muzeu i Kompleksit Monumental të Lidhjes së Prizrenit u shkatërrua tërësisht nga forcat serbe. Si pasojë, 188 eksponate që tregonin të kaluarën ndër shekuj u dogjën.

Eksponatet përfshinin dokumente, fotografi dhe gjësende personale të Ymer Prizrenit dhe personaliteteve të tjera të Lidhjes.

Shumica e eksponateve janë të riprodhuara dhe një pjesë janë origjinale. Kemi arritur prej familjarëve të Lidhjes, por edhe të institucioneve relevante”, tha Parim Kosova, përgjegjës i Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Madje serbet që të mos e merrnin përgjegjësinë, kishin inskenuar në mesin e objektit një granatë për t’u dukur se është bombarduar nga NATO.

“Është konstatuar e kundërta. Atë natë nuk ka ka pasur fluturime nga NATO”, tha Parim Kosova, përgjegjës i Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Shkatërrime u bënë edhe në monumentet e tjera të Pejës e Gjakovës të cilat kishin lidhje me ngjarjen e madhe të Prizrenit.

Përveç vrasjeve së civileve, ndër synimet kyçe të Serbisë gjatë luftës në Kosovë, ishte edhe shkatërrimi i objekteve kulturore me qëllim të humbjes së historisë shqiptare.

Inxhinierja e atëhershme e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore tregon se pas studimit të terrenit kishin konstatuar se ishin prishur deri në themele mbi 2 mijë objekte kulturore.

“Dokumentimi dhe vlerësimi për t’i shpëtuar nga mijëra, nuk e di a dalin 20”, tha Xhejlane Hoxha, eksperte e trashëgimisë kulturore.

Por të gjitha këto dëme pritet të hyjnë si pjesë e krimeve serbe në Kosovë, në Tribunalin Ndërkombëtar, që pritet kuvendi ta iniciojë.

“Sigurisht nga organizata relevante që merret me këtë fushë si dhe nga takimet e ndara që ka pasur kryetari Veseli kanë treguar se kanë dëshmi, botime të ndryshme që lidhen me këtë element të genocidit serb”, tha Blerand Stavileci, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Disa prej dëmeve kulturore kishin arritur që të gjykohen në Tribunalin e Hagës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA