Arsenali u kualifikua në finalen e Europa League, pas suksesit 4-2 në “Mestalla” ndaj Valencias, fitorja e dytë në po kaq ndeshje ndaj spanjollëve, që nuk merituan më shumë sesa kaq.

Kevin Gameiro dha iluzionet e një përmbysjeje në minutën e 11, por londinezët barazuan me Aubameyang me një goditje jashtë zonës.

Lacazette dha asistin e golit të miqve, por shënoi personalisht për avantazhin e Arsenalit në rinisjen pas pushimit.

Valencia ia besoi shpresat e fundit sërish sulmuesit Gameiro, por barazimi i përkohshëm nuk qëndroi shumë.

Aubameyang arriti të shënojë në një pozicion të vështirë golin e tretë të londinezëve, ndërsa ishte i njëjti lojtar që kompletoi kualifikimin në finale, me epilogun dy minuta nga fundi në stadiumin “Mestalla”.

Sa i përket finalistit tjetër, mes Chelseat dhe Eintrachtit të Frankfurtit barazuan sërish 1-1 në “Stamford Bridge”, sikurse edhe në Gjermani, arsye për të cilën duhet të luhen ende shtesat, e në rast mosndryshimi të rezultatit edhe goditja e 11-metërshave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA