“Magjia e Jozef Bider” është komedia e cila do të vijë premierë për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në datat 10, 11 dhe 12 maj.

Kjo vepër e shkruar nga autorët gjermanë Eberhard Streul dhe Otto Schenk vjen me regji të Milto Kutali.  Komedia “Magjia e Jozef Bider” është një monodramë që do të vihet në skenë  në interpretimin e aktorit të njohur Arben Derhemi.

Përmes saj do të do të përcillen për publikun të vërtetat e teatrit, që shpeshherë nuk thuhen, por që kanë lidhje me realitetin tonë.

Top Channel