Në emisionin Top Talk, ish-Ambasadori i Shqipërisë në OKB Agim Nesho ka folur në lidhje me të ardhmen e Kosovës dhe qëndrimet e  vendeve anëtare të BE. Sipas zotit Nesho, Europa është shumë e qartë në qëllimin e saj.  

“Europa nuk është e turbullt por e di se ku do të vejë. Së pari në Samitin e Berlinit pati dy mesazhe; Ballkani është pjesë e Europës, pjesë e përpjekjes dhe zgjidhjes sonë. Bashkimi Europian deri në momentet e para, kur doli diskutimi i zgjidhjes së problematikës mes Kosovës dhe Gjermanisë, u përkrah nga Gjermania dhe Britania e Madhe, por afrimi i Francës tregon që është një përgjigje që do e zgjidhë vetë këtë çështje.

Kjo varet shumë brenda atyre piketave që kishin vazhduar në 2013, ku u fol që këto dy vende të gjenin një zgjidhje. Nëse Serbia duhet të futet në BE, duhet të kuptojë se nuk mund të futet me konflikte të mbartura. Kjo është zgjidhja e saj. Samit i Berlinit u përpoq të rregullojë problemin e çështjes së ndryshimit të kufijve. Nëse kjo do të ndodhte, mes Kosovës dhe Serbisë, do të kishte konflikte të ashpra”, argumentoi zoti Nesho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA