Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, për përndjekje. Sipas burimeve zyrtare, shtetasi M.S., 33 vjeç, banues në Vlorë ka përndjekur dhe sulmuar me thikë të miturin, S.B., 17 vjeç.

Si pasojë e kësaj, adoleshenti ka marrë plagë të lehta në trup. Motivi i përndjekjes mes tyre ka qenë për motive banale. Ngjarja u regjistrua një ditë më parë dhe 17-vjeçari pas sulmit vendosi që ta denoncojë rastin në polici.

Pas dhënies së dëshmisë, ai tregoi gjeneralitetet e agresorit dhe motivin e sherrit. Pas kësaj, policia bëri të mundur arrestimin e shtetasit M.S., ndaj të cilit rëndon akuza e përndjekjes dhe plagosjes së lehtë me dashje. Materialet i kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA