Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur për herë të parë për angazhimet e saj profesionale dhe jetën personale.
Në profesion arkitekte, ajo tregoi se është e dashuruar me artin dhe të bukurën, pasion ky i trashëguar prej brezash në familjen e saj, madje dhe tek e bija 9-vjeçare.
“Kam një vajzë 9 vjeç, e cila mezi pret të kalojë kohë të lirë me mamanë. Bëjmë shumë art bashkë, më ka ngjarë në këtë aspektin artistik”, tha Elva, duke shtuar më tej se fatmirësisht edhe bashkëshorti vjen nga familje muzikantësh, ndaj vajza është e rrethuar me artin.
Nga ana tjetër, ajo tregoi se përpos detyrave dhe angazhimeve të shumta, përpiqet të gjejë gjithnjë kohë për të bijën, duke e bërë pjesë të përditshmërisë së saj apo eventeve të ndryshme ku merr pjesë vetë.
Top Channel