Foto ilustruese

3 persona të maskuar si forcat e policisë kanë grabitur banesën e një biznesmeni në Korçë.

Një biznesmen në fshatin Çiflig të Korçës ka rënë pre e grabitësve. Ngjarja ka ndodhur në banesën e biznesmenit, pak metra në distancë nga aksi nacional Korçë-Pogradec, ku 3 persona të veshur si forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë hyrë në banesën e tij të armatosur dhe pasi e kanë lidhur atë dhe bashkëshorten kanë vepruar në qetësi.

Sipas dëshmisë së vetë Nevruz Vilës ata i kanë kërkuar fillimisht kasafortën por pasi ai i ka sqaruar se nuk kishte i kanë përvetësuar rreth 1. 6 milionë lekë të vjetra, të cilat i kishte në xhep dhe disa bizhuteri.

Grabitësit kanë lidhur biznesmenin, i cili shiste goma të përdorura dhe kanë kontrolluar disa nga ambientet e banesës më pas janë larguar.

Pasi kanë qëndruar për rreth 40 minuta të lidhur, bashkëshortja e biznesmenit ka dalë nga banesa dhe ka kërkuar ndihmë nga fqinjët për të lajmëruar policinë ndërkohë që kjo e fundit ende nuk ka rënë në gjurmët e grabitësve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA