Edicioni i Gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Air ka bërë bashkë kineastë shqiptarë dhe të huaj, kritikë, gazetarë, diplomatë dhe dashamirës të kinemasë.
Me shfaqje të njëkohshme filmi në Sallën e Universitetit të Arteve dhe Kinematë publike në sheshin Skënderbej dhe në Pazarin e Ri.
“Ne kemi sivjet në konkurrim 70 filma. Që vijnë nga 67 vende të botës dhe janë përzgjedhur nga 1000 filma që kanë konkurruar në të gjitha kategoritë.Në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër, filmi eksperimental, filmi studentor, dokumentar dhe filmit me metrazh të gjatë” – tha Mirela Oktrova, drejtore artistike.
Sipas organizatorëve terreni I filmit është I zhytur mes vështirësish, por kinemaja e hapur që I mungon qytetit prej kohësh e ka kthyer edhe njëherë vëmendjen kah kulturës cilësore.
“Funksionon ajo që unë desha të bëja. Që festivali të jetë një tribunë, të jetë një paneli diskutimit të zhvillimit dhe krijimit të industrisë së filmit. Një shpërngulje në Tiranë nuk ka qenë e thjeshtë? Jo. Nuk ka qenë e thjeshtë. E para si vendim dhe e dyta si veprimtari operative, por këtë na e bëri shumë të kollajshme, na e lehtësoi Bashkia Tiranë, të cilën do të doja sinqerisht ta falënderoja” – tha Edi Topi,drejtor I Dea Open Air.
“Ne dashurohemi çdo vit me çadrën e festivalit, me atmosferën që krijohet mbrëmjeve, kur diskutohet për filmat, apo për politikat e filmit” – Mirela Oktrova, drejtore artistike Dea Open Air.
Ky edicion I gjashtë I DEA Open Air, vjen në Tiranë pas një tradite pesë vjeçare në Sarandë.
Festivali do të ulë siparin mbrëmjen e tetë majit, në një spektakël gala ku do të bëhet edhe ndarja e çmimeve për kategoritë konkurruese të filmave.
Top Channel