Kreu i diplomacisë kosovare ka marrë vendim që t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë çdo zyrtari të Serbisë që mohon krimet e luftës në Kosovë.
Ndërsa Kuvendi i Kosovës merr nismën për krijimin e Tribunalit për krimet serbe, ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se ka marrë vendim që të shpallen persona non-grata, të gjithë ata zyrtarë serbë që përmes deklarimeve mohojnë krimet e luftës në Kosovë.
Ky vendim i kreut të diplomacisë kosovare, pason edhe një paralajmërim të Institucioneve të Kosovës për nisjen e procedurave për themelimin e një gjykate për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq, në një intervistë për mediumin rus “Vesti Rusia”, kishte mohuar masakrën e Reçakut, duke thënë se “ngjarjet në Reçak ishin shkaku i drejtpërdrejtë i bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë” në vitin 1999.
Top Channel