“Pjergulla në kupë” është libri me poezi më i fundit i autorit Demir Gjergji, vlerësuar nga kritika si një poet që shkruan vargje plot ndjesi. Poezia e tij duket se është një poezi e frymezuar në mendim e ndjenjë.

Vetë autori e shpjegon qartazi një ide të tillë. Është stili, filozofia apo dhe emocioni që lexuesi kërkon mes tyre ajo që i përbashkon kushtet që vargjet e Gjergjit të vlerësohet si një poezi e mirë.

Fryma e finesa e mendimit e shkrirë në harmoni me një ndjenjë të hollë e plot thellësi, përzgjedhja e vrojtimeve, temat, kundërvështrimi i të parit të gjërave… transparenca e thjeshtësia, janë disa nga tiparet për të cilin libri është vlerësuar.

“Pjergulla në kupë” vjen si një rrëfim në formë vjershërimi, me një stil individual e bashkëkohor, modern në kuptimin organik të kësaj fjale. Mbi 20 poezi të këtij vëllimi, sipas disa artistëve, miq të autorit, mbeten plot shije e shfaqen mbreslënëse, të tilla si “Dëshmi dashurie”, “Fshehja në vetvete”, “Pafundesia”, “Syri i njeriut”, etj. Një vëllim poetik, “Pjergulla ne kupë” që rreket të kumtojë simbole mes së shkuarës dhe të tashmes, është parë nga kritika si një libër që pritet të shënojë një sukses të merituar.

SKEDA E LIBRIT
Titulli: Pjergulla në kupë
Autor: Demir Gjergji
Gjinia: Poezi
Shtëpia Botuese: Fan Noli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA