Ka shkuar në 113 persona numri i të helmuarve në Bulqizë. Shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijshëm.
“Ky ujë nuk pihet është helm. Vdiqa më dhemb barku, piva një gotë ujë e më kapen dhimbjet. Ata të shtëpisë sime janë helmuar, duhet të bëhen kontrolle” – thonë qytetarët.
Instituti i Shëndetit Publik në shtyllat e qytetit ka njoftuar qytetarët që të mos e konsumojnë ujin e ujësjellësit. Mes të helmuarve sipas statistikave mbi 20 janë fëmijë.
Sipas mjekeve të spitalit të Bulqizës fluksi i pacientëve që janë të prekur nga ky intoksinim është në rënie.
Sapo lajmi është dhënë në media kampione uji janë dërguar në laboratorët rajonal për të parë ngarkesën bakteriale. Ndërkohë sipas drejtorit të ujësjellësit, tubacionet e kanalizimeve të qytetit të vjetër të Bulqizës janë brenda standardit.
Ndërkohë fjalën e fundit se nga çfarë është shkaktuar kjo epidemi do ta thotë instituti i shëndetit publik të Tiranës, pasi pranë çezmave të qytetit të Bulqizës janë marrë disa kampione ujë për t’i analizuar të gjitha tiparet.
Top Channel