Dikur, në Shqipërinë socialiste, një arkitekt vetmitar dhe i konsideruar si provokator i artit zyrtar, Maks Velo, projektoi një objekt në Tiranë. Pallatin me kuba, apo i njohur si Pallati i Kadresë. Një objekt që do t’i kushtonte shumë më pas.

Këtu, shkrimtari ynë ka jetuar dhe krijuar disa nga veprat më të rëndësishme të tij dhe tashmë shtëpia e tij e dikurshme do të shndërrohet në një shtëpi-studio, e projektuar nga Elisabetta Terragni.

Një projekt që po konkretizohet dita-ditës.

“Ky apartament është shumë i rëndësishëm për krijimtarinë e Kadaresë. Këtu ka kaluar 15 vjet që janë 73/74 deri në 89, kur iku. Në këtë periudhë ai ka shkruar këtu veprat më të rëndësishme, nga Pallati i Ëndrrave, Piramida, Dimri i Madh. Ai mori dy apartamente. M’u dha urdhri që të bëja dy apartamente, t’i bashkoja. Mapo kryesore kjo ka qenë. Ishte një ndër rrugët më interesante”, kujton Velo.

Tashmë kjo shtëpi do të marrë një tjetër fytyrë, por duke ruajtur me fanatizëm autenticitetin.

Nevin Bilali thotë: “Hyrja është shumë e mirë dhe marrja e informacionit fillestar se çfarë vizitorët presin të shohin brenda në shtëpinë e Kadaresë. Kjo është një ndër hyrjet. Pasi ju e dini që ky apartament ka dy hyrja dhe dalje. Kjo hyrje ishte kryesisht për miqtë, ndërsa hyrja nga ana tjetër ka qenë për familjarët. Librat që janë në këtë librari janë ato që ne kemi gjetur. Janë ato që kanë mbetur pasi ata kanë ikur dhe që ne gjetëm. Kjo është harta e qytetit të Tiranës dhe janë specifikuar më shumë vendet ku Kadare kishte më shumë kontakte. Kjo librari ka një histori shumë interesante, pasi ai e ka sjellë nga italia dhe e ka montuar vetë të gjithën. Ky oxhak është bërë fshehuraziu në njëfarë mënyre dhe kanë kontribuar shumë njerëz, për cdo tullë apo pjesë mermeri dhe druri që ju shikoni. Kjo do të jetë dhoma video. Një dhomë e errët, ku do të prjektohjen fillimisht tetë filma, që kanë lidhje me veprën e skenaret e veprave të shkrimtarit. Këto janë disa mobilje që janë ruajtur në shtëpi. Kjo do te jetë një dhomë arkivë e librave te Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur, në të gjtiha gjuhët dhe të gjitha kopertinat. Kjo është dhoma martesore? Po. Është një shtëpi studio. Kjo dhomë është trajtuar si dhoma e kërkimit. Këto janë tavolinat ku do të jenë kompjterat pë rata që dëshirojnë të vijë, të bëjnë kërkime, do të krijohet një database”.

Si e shikonte Tiranën shkrimtari? Çfarë impresionesh kishte për vendet kryesore të cilat vizitonte? Dorëshkrimet e tij cilat janë? Detajet intime të jetës profesionale dhe asaj personale sigurisht që do të kenë mundësi të aksesohen nga vizitorët në këtë shtëpi studio, që në fund të majit pritet të jetë gati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA