Ramazani: Të kuptojmë historinë dhe traditat. Foto të xhamive më të bukura nëpër botë

06/05/2019 21:49

Muaji i shenjtë në kulturën Islamike, Ramazani, këtë vit do të fillojë më 6 maj dhe do të mbyllet më 4 qershor me faljen e namazit të Bajramit në shesh.

Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila shënon fillimin e muajit të Ramazanit.
Fillimi i Ramazanit ndryshon çdo vit për shkak se kalendari hënor Islamik ndjek fazat e hënës.

Fillimi dhe mbarimi i muajit të shenjtë vendosen nga një komitet i vëzhgimit të hënës, në Arabinë Saudite. Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumta të hartuara në hadithe.

Origjina e Ramazanit

Ramazani ishte gjithashtu pjesë e kalendarit të lashtë të Arabi-së. Emri Ramazan i ka rrënjët nga fjala në arabisht “ar-ramad” që do të thotë vapë ose thatësirë.

Agjërimi gjatë ramazanit është një nga detyrimet fetare të myslimanëve të përcaktuara në Kuran. Kurani përmban 114 kapituj dhe merren si fjalë të thëna drejtpërdrejt nga Zoti, ose Allahu.

Traditat e muajit të nëntë në kalendarin Islam.

Gjatë Ramazanit, personat që argjërojnë kanë si qëllim të ndërtojnë një marrëdhënie më të fortë shpirtërore me Allahun. E bëjnë këtë gjë duke recituar lutje nga Kurani dhe gjatë gjithë muajit nuk duhet të gënjejnë zihen apo të thonë fjalë jo të duhura.

Gjatë këtij muaji gjithashtu iu ndalohet alkooli, marrëdhëniet seksuale dhe veshjet që ekspozojnë trupin. Mund të argjërojë kushdo përveç personave që vuajnë nga një sëmundje e caktuar, femrave shtatzënë, femrave gjatë ciklit menstrual. Ditët e humbura mund të zëvendësohen gjatë pjesës tjetër të vitit.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA