Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Miriam Cani, ka ndarë sot me ndjekësat e saj, në rrjetin social Instagram, një foto të vogëlushes së saj, Amelit.

Kujtojmë se Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë bërë prindër nëntorin e vitit 2015. Miriami shfaqet mjaft e përkushtuar pas vajzës e cila duket se është e lumtur me botën e saj.

Rreth një vit më parë, Miriam dhe Albani sollën një bashkëpunim, i cili ishte dedikuar plotësisht vajzës së tyre. Një dedikim emocionues, i titulluar “dhurata”, ku shfaqen të tre së bashku në një videoklip të adhurueshëm.

Një ditë më parë Alban Skënderaj ka publikuar këngën e tij të re, të titulluar “Drejt në zemër”, një bashkëpunim me 2Ton, që duket se do të jetë një hit i kësaj vere.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA